Në Komunën e Vitisë është mbajtur takim i përbashkët i Drejtorisë Komunale të Arsimit dhe përfaqësueseve të “British Council” me drejtorët e shkollave për të filluar implementimin e programit “Shkollat e shekullit 21”.
Ky program edukativ është dizajnuar nga British Council dhe financohet nga Qeveria e Britanisë së Madhe e cila pritet të finalizohet brenda 3 viteve. Bëhet me dije se programi “ Shkollat e shekullit 21” do t’ju ofrojë nxënësve të Komunës së Vitisë, shkathtësi në mendim kritik, zgjidhjen e problemeve dhe kodim si dhe nxënësit do të kenë mundësinë të praktikojnë shkathtësitë në programim kompjuterik.
Gjithashtu në kuadër të këtij programi shkollat e komunës së Vitisë do të pajisen me micro:bit- kompjuter të xhepit me ane të cilave nxënësit do të mund të programojnë në lëndë të ndryshme mësimore që të zgjidhin problemet e përditshme.
Pjesë të programit gjithashtu do të jenë edhe mësimdhënësit të cilët do të ndjekin trajnime dhe të gjithë drejtorët e shkollave te mesme te ulëta.