DYLON

Shkollat e Gjilanit, programe të pasura për nderë të Pavarësisë

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Për nderë të 8-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, të gjitha shkollat fillore e të mesme të komunës së Gjilanit kanë mbajtur programe të pasura kulturore e artistike.

Në disa shkolla ka qenë prenzent edhe kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili ua ka uruar të gjithë nxënësve dhe stafit e shkollave festën e Pavarësisë.

EkoHigjiena

Gjatë qëndrimit në programin e shkollës fillore “Selami Hallaqi”, kryetari Haziri tha se 8-vjet pas shpalljes së Pavarësisë, të gjithë nxënësit e Gjilanit kanë kushte më të mira dhe më cilësore për mësim nxënie, duke shtuar se për këtë ditë kanë sakrifikuar breza të tërë.

Ndërkaq, drejtori i DKA-së, Nazmi Musa, tha se shpallja e pavarësisë së Kosovës, ishte kurorëzimi i një rrugëtimi të dhimbshëm lotësh e gjaku për popullsinë shqiptare në Kosovë.

Ndërkohë, të martën, kryetari Haziri me bashkëpunëtorë ka bërë zbulimin e pikturës së profesorit Xhavit Ahmeti, në gjimnazin që e mban emrin e këtij kolosi./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.