/2L ONLINE/ – Nënshkruhet marrëveshja për grant në mes SHMLP”Andrea Durrsaku” në Kamenicë dhe organizatës jo qeveritare “Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ)” , sipas të cilës marrëveshje parashihet ndërtimi i një parkingu për biçikleta në oborrin e shkollës “Andrea Durrsaku ” .
Këtë e ka bërë të ditur, në profilin e tij, Qamil Qehaja, drejtori i Shkollës së Mesme Profesionale “Andrea Durrsaku”, sipas të cilit, ky projekt do të financohet nga organizata jo qeveritare FIQ , ku në kuadër të këtij projekti gjatë realizimit të tij, nxënësit e drejtimit të arkitekturës dhe makinerisë do ta kryejnë praktikën profesionale. /2L ONLINE/