Shkolla “Xhavit Ahmeti” në fshatin Hodonoc me inventar të ri
Drejtoresha e Drejtorisë për Ekonomi, Zhvillim dhe Diasporë, Burbuqe Leka ka njoftuar se falë bashkëpunimit të vazhdueshëm dyvjeçar ndërmjet Komunës dhe USAID-it, në kuadër të kontratës sociale, është arritur të përmirësohet infrastruktura arsimore në shkollën e fshatit Hodonoc të Kamenicës.
“Pajisjet e reja që shkolla ka përfituar përfshijnë: Tavolina pune për mësimdhënësit, projektor për mësim interaktiv dhe shumë pajisje të tjera të nevojshme për një ambient mësimor më të mirë dhe modern”, ka thënë Leka.
Sipas saj, ky është vetëm një nga projektet e shumta të suksesshme realizuar së bashku me USAID-in, duke investuar në të ardhmen e fëmijëve tanë.
“Falënderim i veçantë për bashkëpunimin përgjatë gjithë kësaj periudhe për kolegët tanë nga USAID-i”, ka thënë drejtoresha Leka. /2LONLINE/
