DYLON

Shkolla “Vatra e Diturisë” në Livoç në përvjetorin e saj, përuron investime në infrastrukturë

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Në shënim të ditës së shkollës fillore “Vatra e Diturisë” në fshatin Livoç i Epërm, pos festes për shënimin e hapjes se parë të shkollës në këtë fshat dekada më parë, është përuruar edhe investimi në rregullimin e oborrit të shkollës dhe terrenit sportiv, të cilat plotësojnë edhe një kërkesë të kamotshme të kësaj shkolle në aspektin e infrastrukturës.

Me këtë rast kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Valentina Bunjaku – Rexhepi para të pranishmëve ka thënë se gjatë qeverisjes së kryetarit Haziri, prioritet është arsimi dhe avancimi i tij në aspektin profesional por edhe infrastrukturor.

EkoHigjiena

“Sot po përurojmë investime që ia kanë kthyer bukurinë dhe funksionalitetin kësaj shkolle, që ishte kërkesë e kahershme e juaja, për të bërë këtë një ambient të vërtetë të shkollës, ku fëmijët lëvizin dhe kryejnë aktivitetet sportive në kushte më të mira se sa që ishin deri më tani. Dita e shkollës sot është një festë e dyfishtë sepse sot ngadalë po kompletohet infrastruktura e cila mundëson kushte më të mira për nxënës gjatë të ardhmes. Ky është projekt i financuar nga Komuna e Gjilanit dhe i mbështetur edhe nga disa donator”, ka thënë Bunjaku – Rexhepi, duke shtuar se nga kjo shkollë kanë dalë emra të shumtë që i bëjnë nderë jo vetëm Livoçit por edhe më gjerë Gjilanit dhe Kosovës.

Ndërsa në emër të shkollës, drejtori Fadil Musliu, ka falënderuar Komunën dhe drejtorinë e Arsimit për investimet e bëra aty, duke u zotuar për suksese dhe punë të vazhdueshme në ngritjen edhe më tutje të cilësisë së mësimit në këtë shkollë që ka një histori me suksese të shumta.

Ndërsa një program i pasur kulturo – artistik, i përgatitur nga nxënës dhe mësimdhënës për shënimin e ditës së shkollës ka përmbyllur këtë ditë feste dhe urimi për të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe qytetarët e këtij vendbanimi. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.