DYLON

Shkolla u ndanë mirënjohje nxënësve fitues në garat e fizikës

Shkolla u ndanë mirënjohje nxënësve fitues në garat e fizikës
Avatar photo Redaksia

Bekim Mustafa, drejtor në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” ka mirëpritur nxënësit që ishin pjesë e ekipit të  Gjimnazit të Shkencave Natyrore ” Xhavit Ahmeti ” në garat e fizikës që fituan tre vende kualifikuese edhe atë për klasë të 11 vendin e dytë e fituan: Olt Bajrami dhe Melos Hajrullahu Per klasë të 10 vendin e tretë: e fitoi Elonita Hajdini. Bashkë me ta ishin edhe pjesa tjetër e ekipit që përbëhej nga nxënëset që kishin fituar në garat komunale.

Nxënësit fitues shoqëroheshin nga mësimdhënësit e tyre, Saud Rrahmani, Bukurije Sylejmani – Maksuti dhe Arben Duraku, kurse për suksesin e arritur drejtori i shkollës, Bekim Mustafa u ka ndarë mirënjohje këtyre nxënësve.

EkoHigjiena

Mustafa nxënësve fitues u ka dëshiruar suksese të mëtejme, duke thënë se ka besim të plotë në këta nxënës dhe në mësimdhënësit e tyre se edhe në të ardhmen do të vazhdojnë të tregojnë rezultate të larta.

Edhe mësimdhënësit e tyre, Saud Rrahmani, Bukurije Sylejmani – Maksuti dhe Arben Duraku kanë thënë se kemi të bëjmë me nxënës që janë shumë punëtorë dhe që punojnë pandërprerë, andaj sukseset e tyre nuk janë të rastësishme. Nxënësit fitues u shprehen se vazhdimisht janë duke punuar dhe se shkolla u ka ofruar kushte të mira për punë dhe për suksese të mëtejme. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.