DYLON

Shkolla teknike “Mehmet Isai”, vizitohet nga nxënësit e klasave të nënta

Shkolla teknike “Mehmet Isai”, vizitohet nga nxënësit e klasave të nënta
Avatar photo Redaksia

Me qëllim të informimit të nxënësve, prindërve për mundësitë që ofrohen në shkollimin e mesëm të lartë, si dhe mundësitë për tregun e punës dhe përgatitjen për studime pas përfundimit të këtij shkollimi, shkolla e mesme teknike “Mehmet Isai” në Gjilan, për tri ditë rresht ka hapur dyert  për të gjithë nxënësit e klasave të nënta të komunës së Gjilanit, në kuadër të aktivitetit “ Dyert e hapura“. Të gjithë nxënësit vizitorë u njoftuan për së afërmi me lëmit/profilet e shkollës sonë për vitin shkollor 2022/23.

Nxënësit e shkollave fillore “Rexhep Elmazi”, “Thimi Mitko” e “Zija Shemsiu”, janë pritur nga ekipet e formuara nga drejtoria e shkollës. Atyre u mundësua që edhe praktikisht të shohin klasat, kabinetet, laboratorët, sallën e kulturës fizike, punëtoritë ekzistuese në shkollën tonë.

EkoHigjiena

Gjithashtu, ata dëgjuan  edhe prezantimet e përgatitura nga mësimdhënësit e shkollës teknike dhe për së afërmi panë punimet e nxënësve të ekspozuara në korridorin e shkollës.

Nxënësve vizitorë të këtyre shkollave nga ekipet e formuara nga shkolla, iu thanë se roli i arsimit profesional është vendimtar në ndërtimin e një shoqërie me zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, social e kulturor. Mbi të gjitha tregu i punës kërkon çdo ditë e më shumë, persona të aftë në profesione të ndryshme. Shkolla teknike në Gjilan, është një ndër shkollat profesionale që ofron mundësi të shumta zgjedhjesh për nxënësit. 

Ndryshe, ekipet e formuara me mësimdhënës nga shkolla, do ti vizitojnë klasat e nënta për ti informuar më gjerësisht për drejtimet dhe perspektiven që ofron shkolla jonë. (ab). /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.