Menaxhimi i mirë i shkollës fillore në Smirë, duhet të jetë shembull edhe për shkollat e tjera të komunës së Vitisë. Përkundër objektit të vjetruar, me ardhjen në detyre të menaxherit të ri, në shkollën fillore,,Dëshmorët e Prillit’’ në fshatin Smirë, janë ndërmarrë masa për sanimin e gjendjes si në ndryshimin e kushteve në shkollë, ashtu edhe në ngritjen e cilësisë në mësim.
Drejtori i shkollës së Xhavit Sahiti, duke folur rreth ndryshimeve dhe angazhimeve në përmirësimin e kushteve si brenda ashtu edhe jashtë objektit, ka theksuar se ky objekt i shkollës i takon vitit 1973 dhe nga ajo kohë nuk është bërë ndonjë renovim detal i saj.
Ndërkaq brenda periudhës prej kur ai është udhëheqës i shkollës, janë bërë intervenime me qëllim të krijimit të kushteve dhe ambientit më të mirë në procesin edukativo arsimor siç janë : lidhja rrjetit të kanalizimit të shkollës me atë të fshatit, ndërtimi i një hapësire për strehimin e lëndëve djegëse me kapacitet 120 metra kub dru, zhvendosja e kaldajës, zgjerimi i hapësirës së oborrit të shkollës dhe gjelbërimi i tij, rregullimi i parkimit si dhe ngjyrosja e brendshme e objektit të shkollës.
Për përmirësimin e gjendjes, drejtori Sahiti thotë se përveç përkrahjes nga komuna me rreth 1.000 euro, kontribut kanë dhënë edhe banorët e Smirës dhe diaspora, e cila herë pas here po ndihmon edhe në zhvillimin e disa aktiviteteve sportive, si dhe po kontribuon në plotësimin e disa nevojave të tjera që ka shkolla.
Ndërkaq për përmirësimin të mëtutjeshëm të kushteve në shkollë, aktualisht ekziston nevoja e ndërrimit edhe të dyerve dhe dyshemeve, instalimi komplet i energjisë elektrike dhe intervenimi në tualete. Ndërkaq duke folur rreth cilësisë në mësim, ka theksuar se përdorimi i disa metodave siç janë prezantimi në orët mësimore, kontrollimi i plan programeve si dhe aplikimi i metodave të tjera, ka bërë që shkollën të cilën e udhëheq ai, të ngritët cilësia në mësim e këtë e dëshmojnë edhe shumë aktivitete garuese dhe mirënjohjeve që ka marrë shkolla për rezultatet e arritura nga nxënësit.
Shkolla fillore,,Dëshmorët e prillit” në Smirë të Vitisë funksionon nga viti 1973. Përkundër numrit në rënie të nxënësve e sidomos në 5 vitet e fundit, aktualisht shkolla ka gjithsej 569 nxënës me 32 mësimdhënës. Në shkollë procesi mësimor zhvillohet deri në klasën e nëntë dhe punohet në 3 nivele, si në atë para fillor, fillor dhe të mesme të ulët.
http://www.vitialive.com/lajme-lokale/item/5735-shkolla-fillore-%E2%80%9Cd%C3%ABshmor%C3%ABt-e-prillit%E2%80%9D-e-fshatit-smir%C3%AB-shembull-i-mir%C3%AB-p%C3%ABr-shkollat-e-tjera.html