DYLON

Shkolla “Jonuz Zejnullahu” pritet të bëhet me Qendër Shkollore të Karrierës

Shkolla “Jonuz Zejnullahu” pritet të bëhet me Qendër Shkollore të Karrierës
Avatar photo Redaksia

U nënshkrua amendamentimi i marrëveshjes së mirëkuptimit për hapjen e Qendrës Shkollore për Karrierë në SHMPT “Jonuz Zejnullahu”-Viti.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Drejtoresha për Arsim, Fatbardha Emini kanë pritur sot në takim znj. Valbona Raci nga organizata ,, HELVETAS” dhe Nijazi Lutfiun, Drejtor i Shkollës së Mesme Profesionale “Jonuz Zejnullahu” në Viti.

Me këtë rast u bë nënshkrimi i amendamentit në marrëveshjen e mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë me projektin Përmirësimi i Punësimit të Rinisë (EYE) me të cilën pritet që kjo shkollë e mesme në Viti të bëhet me Qendër Shkollore të Karrierës dhe atë me bashkëfinancim.

EkoHigjiena

Përndryshe projekti Përmirësimi i Punësimit të Rinisë (EYE) është projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), dhe Agjencisë për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Edukim për të Rritur ( MDA).

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.