DYLON

Shkolla fillore “Thimi Mitko”, përfaqëson Gjilanin në garat kombëtare

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Basketbollistët e Basketbollistet e shkollës “Thimi Mitko” pasi ishin më të mirët në garat Rajonale me plot meritë dhe dinjitet do ta përfaqësojnë jo vetëm shkollën e tyre por edhe Komunën e Gjilanit në garat Kombëtare të cilat do të mbahen në kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë .

Këta nxënës ishin të pa konkurrencë në garat Rajonale duke dëshmuar talent të jashtëzakonshëm në parket në mes dy koshave. Meritë të veçantë padyshim për këtë sukses janë edhe pedagogët e kësaj shkolle Shpend Sylejmani, Fidan Jonuzi, Makfire Brestovci, e Sebahate Ahmetaj të cilët gjatë gjithë kohës treguan se janë pedagog të qmuar të Kulturës Fizike pranë kësaj shkolle .

EkoHigjiena

Njëri ndër Pedagogët e kësaj shkolle Shpend Sylejmani me mburrje thekson për rezultatet e këtyre nxënësve, “Së pari i falenderohem kolegëve të mi të cilët punuan në mënyrë profesionale duke i përzgjedhur më të mirët, dhe mund të them se në mesin e këtyre nxënësve ka talent të rrallë të basketbollit dhe shumë shpejt do të kenë fjalën kryesore jo vetëm në basketbollin e komunës por edhe më gjerë”.

Padyshim përshtypje tejet të mira nga i cili pritet në të ardhmen e afërt është edhe talenti i basketbollit nga kjo shkollë Ardit Sahiti i cili deklaroi, “Jam i nderuar që jam nxënës i kësaj shkolle, por edhe pedagogët të cilët kanë punuar me ne vazhdimisht do ta përfaqësojm shkollën tonë në mënyrë sa më dinjitoze dhe shpresoj se suksesi nuk do të mungojë”.

Në konkurrencën e femrave njëra ndër më të dalluarat është edhe basketbollistja Anila Shkodra e cila është mjaft e lumtur për suksesin e arritur të shkollës së saj, “Jemi një skuadër shumë e mirë nuk dyshoj në kualitetin e shoqeve të mija , jemi të përgatitur maksimalisht falë pedagogëve që i kemi dhe për këtë i falënderojmë nga zemra për kontributin e tyre të cilët në asnjë moment nuk kanë pritu për të mirën e basketbollisteve”. /2L ONLINE/