Në kuadër të projektit “Masa 302”, është ngritur këndi i lojërave për fëmijë në oborrin e shkollës “Ahmet Hajdari” në Beguncë të Vitisë.
Për të parë nga afër këtë projekt që sapo është implentuar, aty ka qëndruar edhe kryetari i komunës Sokol Haliti, me bashkëpuntorë.
Ky projekt, është financuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural me 80 % dhe komuna e Vitisë me 20 %, ndërkohë është implementuar nga Grupi i Veprimit Lokal në Viti.
Në kuadër të këtij projekti, parashihen edhe punime e organizime të tjera.