Shkolla fillore “17 shkurti” në Muçiverc të Kamenicës, ka festuar sot ditën e shkollës.
Të pranishëm në këtë organizim ishin Drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Mirhane Morina- Bislimi, drejtori i shkollës Arsim Thaçi, profesor doktor Xhevdet Thaçi, mësimdhënësit, nxënësit dhe banorët e fshatit.
Hapja e këtij manifestimi u bë nën përcjelljen e himnit të Kosovës dhe atij të kombëtar.
Thaçi falënderoi të gjithë të pranishmit që ishin pjesë e këtij organizimi dhe të gjithë ata të cilët kontribuan në themelimin e kësaj shkolle.
Gjatë manifestimit nxënësit e kësaj shkolle interpretuan këngë, poezi, recitale e vallëzime. Drejtori i shkollës së bashku me drejtoreshën e DKA-së, Morina-Bislimi shpërndanë mirënjohje për nxënësit dhe mësuesit e dalluar.