DYLON

Shkolla e Vjetër në Kokaj shpallet pasuri e trashëgimisë kulturore dhe fillon restaurimi

Shkolla e Vjetër në Kokaj shpallet pasuri e trashëgimisë kulturore dhe fillon restaurimi
Avatar photo Redaksia

Nga: Ismet Azizi

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës, përmes Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Gjilan, ka marrë vendim për ruajtjen dhe restaurimin e Shkollës së Vjetër “Liria” në fshatin Kokaj, duke e shpallur atë pasuri të trashëgimisë kulturore të mbrojtur.

EkoHigjiena

Sipas dokumentit zyrtar të MKRS-së me referencë nr. 474/2025, projekti i restaurimit është pjesë e programit “Ndërhyrje konservuese dhe restauruese në Rajonin e Gjilanit – Faza e parë (LOT III)”, me numër identifikues 207-25-8069-5-1-1, dhe pritet të fillojë zyrtarisht më 12 nëntor 2025.

Ky vendim përfshin ndërhyrje konservuese dhe restauruese në strukturën e objektit historik, i cili ka shërbyer si qendër e arsimit shqip në Kokaj që nga periudha e pasluftës së dytë botërore. Për shumë breza, kjo shkollë ka qenë vend i dijes, i kujtimeve të fëmijërisë dhe simbol i përpjekjeve për arsimim në kushte të vështira.

Në njoftim theksohet se restaurimi do të bëhet në përputhje me Ligjin për Trashëgimi Kulturore (Nr. 02/L-88) dhe me standardet profesionale të mbrojtjes së trashëgimisë arkitekturore, nën mbikëqyrjen e Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore – Gjilan dhe në bashkëpunim me Drejtorinë për Trashëgimi Kulturore të MKRS-së.

Kryetari i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Gjilan, z. Arton Hoxha, përmes kësaj shkrese, falënderon të gjithë bashkëpunëtorët dhe komunitetin lokal për kontributin në ruajtjen e vlerave kulturore të rajonit.

Kokaj, një fshat me histori dhe arsim të hershëm, tashmë ka një tjetër arsye për krenari. Me këtë vendim, objekti i shkollës së vjetër “Liria” do të ruhet si dëshmi e identitetit, arsimit dhe përkushtimit qytetar në mbrojtjen e trashëgimisë kombëtare.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.