DYLON

Shkolla e re në Pozheran do të jetë e gatshme në shtator të 2019

Shkolla e re në Pozheran do të jetë e gatshme në shtator të 2019
Avatar photo Redaksia

Dy zëvendësministra të Qeverisë së Kosovës, Sami Hajdaraj dhe Hajredin Hyseni nga Ministria e Administratës Publike, të shoqëruar nga kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti e kryesuesi i Kuvendit Naim Pira, kanë inspektuar punimet që po zhvillohen në ndërtimin e objektit të ri të shkollës fillore “Halil Alidemaj” në Pozheran.

Ndonëse ky projekt ka pësuar disa vonesa të natyrës teknike, përfaqësuesit e qeverisë u zotuan se ky projekt do të jetë ndër projektet me prioritet, me qëllim që nxënësit e këtij lokaliteti, të kenë mundësin ti ndjekin mësimet në kushte sa më të mira.

Sami Hajdaraj zv. ministër në Administratën Publike, u shpreh se nga ana e ministrisë, do ti japin mbështetje finalizimit sa më të shpejtë të këtij projekti dhe se nuk ka pengesa që mund ta ngadalësojnë dinamikën e punës.

EkoHigjiena

Megjithëse përfaqësuesi i kompanisë punë kryese, u shpreh se projekti do të përfundoj në funt të vitit tjetër, që nënkupton edhe fillimin e mësimit në objektin e ri, kryetari i komunës Sokol Haliti kërkoi që shkolla të jetë e gatshme për nxënësit në shtator të vitit të ardhshëm.

Kërkesa e kryetarit Haliti u mirëprit edhe nga e përfaqësuesve të ministrisë gjë që edhe punë kryesi u dakordua që të rrisë dinamikën e punëve dhe shkolla e re për nxënësit e Pozheranit të jetë e gatshme më 1 shtator të 2019.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.