Shkolla e Muzikës vlerëson lart paraqitjen e nxënëses së saj Alika Ajeti në “Akordet e Kosovës”
“Shkolla e Muzikës në Gjilan njofton me kënaqësi se nxënësja jonë, Alika Ajeti, mori pjesë në festivalin e mirënjohur muzikor “Akordet e Kosovës”, organizuar nga RTK-ja”, thuhet në njoftimin e kësaj shkolle.
Sipas drejtuesve të këtij institucioni arsimor, pjesëmarrja e nxënëses Alika Ajeti në këtë festival përbën një përvojë të rëndësishme artistike dhe një moment të veçantë në rrugëtimin e saj muzikor.
“I urojmë Alikës suksese të mëtejshme në zhvillimin e saj artistik dhe në paraqitjet e ardhshme muzikore”, thuhet në urimin e Shkollës së Muzikës në Gjilan. /2LONLINE/
