DYLON

Shkolla e mesme në Llabjan bën hapin e parë

Avatar photo Redaksia

Novobërdë – (2LONLINE) – Aktivitetet e para praktike për zbatimin e projektit të Shkollës së Mesme në Llabjan, të komunës së Novobërdës, kanë filluar sot, me daljen në terren të kompanive që kanë konkuruar në tenderin e Komisionit Evropian, fondet IPA, për ndërtimin e kësaj shkolle.
Në këtë takim, përveç delegacionit nga Komisioni Evropian dhe kompanitë konkuruese, ishin të pranishëm edhe kryetari i komunës, Bajrush Ymeri dhe drejtori i arsimit, Adem Abazi.

Projekti i Shkollës së Mesme do të ndërtohet brenda një afati të kufizuar kohor, prej 18 muajsh dhe do të jetë një objekt modern që përmbush kriteret për arsimin e e mesëm, ato vendore dhe ndërkombëtare. /2lonline/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.