DYLON

Shkolla e mesme në Bujanoc me mësim online gjatë kësaj jave

Shkolla e mesme në Bujanoc me mësim online gjatë kësaj jave
Avatar photo Redaksia

Mësimi në shkollat e mesme në Serbi këtë javë do të zhvillohet vetëm përmes formës online dhe ky vendim ishte marrë javën e kaluar nga shtabi emergjent.

Predrag Kon, anëtarë nga ky shtab theksoi se që dita e hënë, shkollat e mesme do të kalojnë në klasa në internet ndërsa, përcjellë Titulli.com.

EkoHigjiena

Lidhur me këtë edhe shkolla e mesme “Sezai Surroi” përmes një njoftimi ka lajmëruar nxënësit dhe arsimtarët e shkollës se me vendim të qeverisë shkollat e mesme do të përcjellin mësimin online gjatë javës 8-12 mars të vitit 2021.

“Nxënësit e përcjellin mësimin përmes platformës Google Classroom apo programit softverik ZOOM. Drejtoria e shkollës të gjithëve i uron, në radhë të parë, shëndet”, thuhet mes tjerash në njoftimin e shkollës, transmeton Titulli.com.

Stafi mjekësorë  nga Shtabi Emergjent duke pasur parasysh gjendjen me Covid-19 ka paralajmëruar se do të propozojë masa më të ashpra për përballje me gjendjen e koronavirusit.

BURIMI: Titulli.com

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.