DYLON

Shkolla e Mesme “Kongresi i Manastirit” në finalen kombëtare të mendimit kritik

Shkolla e Mesme “Kongresi i Manastirit” në finalen kombëtare të mendimit kritik
Avatar photo Redaksia

Shkolla e Mesme “Kongresi i Manastirit” nga Pozherani është kualifikuar në finalen e Garës Kombëtare në kuadër të projektit “Promovimi i mendimit kritik dhe aktivizmit qytetar te të rinjtë”, e organizuar nga Teach for Kosova.

Finalja do të mbahet më 27 janar 2026, e martë, duke filluar nga ora 10:00, në ambientet e Shkollës së Mesme “Kongresi i Manastirit” në Pozheran.

EkoHigjiena

Në këtë fazë përmbyllëse të garës, nxënësit e kësaj shkolle do të garojnë me Gjimnazin “Hamdi Berisha” dhe IAP “Lasgush Poradeci” nga Komuna e Malishevës.

Kualifikimi në finale përfaqëson një sukses të rëndësishëm dhe është dëshmi e angazhimit serioz, përkushtimit të vazhdueshëm dhe nivelit të lartë akademik të nxënësve, si dhe e punës profesionale të mësimdhënësve që i kanë përgatitur ata. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.