DYLON

Shkolla e Futbollit Gjilani: Mirë se vjen Alban Nevzati!

Shkolla e Futbollit Gjilani: Mirë se vjen Alban Nevzati!
Avatar photo Redaksia

Shkolla e Futbollit Gjilani ka bërë me dije se ka emëruar Alban Nevzatin në pozitën e trajnerit kryesor në grupmoshën e 15-vjeçarëve.

Nevzati është Master në Fakultetin e Edukimit Fizik & Sportit dhe vjen si trajner me një bagazh të lartë sportiv, duke drejtuar moshat në Klubin Futbollistik Drita në gjashtë vite radhazi, ndërkohë që në pesë prej tyre ka arritur të jetë kampion i padiskutueshëm nga garat regjionale dhe një herë kampion në nivel vendi.

EkoHigjiena

Në të kaluarën Nevzati ishte pjesë e moshave të “kuqebardhëve” si futbollist, ndërkohë tani vite më pas rikthehet në pozicionin e trajnerit.

“Duke i dëshiruar fat dhe suksese trajnerit Nevzati në punë, gjithashtu inkuarojmë moshat e kësaj gjenerate të vazhdojnë punën me përkushtim, sepse zhvillimi i tyre mbetet prioritet i shkollës dhe klubit”, thuhet në njoftimi ne Shkollës së Futbollit Gjilani.  /2LONLINE/