DYLON

Shkolla “Dëshmorët e Kombit” bëhet me fushë të sportit

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Kamenicës Begzad Sinani me bashkëpuntorë ka inspektuar kryerjen e punimeve në rregullimin e fushës së sportit në shkollën e mesme të ulët në Lagjen Malësia në qytet. Sinani tha se që nga ndërtimi dhe pavarësimi i kësaj shkolle në vitin 2008, nxënësve të kësaj shkolle iu kanë munguar terrenet sportive, nxënësit e shkollës do të kenë mundësi që brenda pak jave orët e kultures fizike ti kryejn në fushën e re që po rregullohet nga bashkëpunimi në mes komunës dhe DEMOS-it”.

Drejtori i shkollës, kolektivi i shkollës dhe nxënesit falenderuan kryetarin dhe komunën për këtë projekt që ka qenë i domosdoshëm për nxënësit e kësaj shkolle, me këtë rast drejtori Hazir Berisha ka thënë se nxënësit e shkollës tonë tanimë njihen për sukseset e tyre në disa lëmi me rregullimin e këtij terreni sportive shkolla jonë do të jetë e kompletuar”. /2L ONLINE/

EkoHigjiena


Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.