DYLON

Shkodranët nderojnë me mirënjohje këngëtarin Xhemajl Berisha

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Shoqata atdhetare “Dukagjini” me seli në Shkodër ka nderuar me mirënjohje këngëtarin gjilanas Xhemajl Berishën.

Berisha i njohur për publikun me prezantimet e tija me këngë popullore e folklorike e vlerëson si të një rëndësie të posaçme këtë nderë që iu është bërë nga shkodranët të cilët vlerësojnë veprimtarinë e tij.

EkoHigjiena

Përndryshe, Shoqata atdhetare “Dukagjini” që ka selinë në Shkodër, bashkë edhe me shoqata tjera, si ajo “Martin Dreshaj” nga Peja por tani edhe me Shoqatën “Shpëtimi”, nga Medvegja bëjnë organizime e takime gjithëkombëtare duke përfshirë aktivitete  kulturore të cilat mbahen në: Shkodër, në Malësi të Madhe, Pejë, Deçan, Istog, Prizren e gjetiu.

Berisha ka thënë se si këngëtarë gjilanas merr pjesë nëpër këto takime që katër vite e ku prezantohet me këngë popullore e folklorike, por edhe me grupin e tij “Fluturat”, që është një grupi i valltarëve të vegjël, që prezantohen me valle popullore tradicionale.

Berisha ka thënë se Shoqata në fjalë e ka nderuar me mirënjohje atë, me motivacioni: kultivues i këngës dhe i ruajtjes së traditës kombëtare dhe për bashkëpunim për çështje atdhetare me këtë shoqatë.

Ai thotë ta vlerëson këtë mirënjohje si të rëndësishme pasi në këtë mënyrë  po i respektohet veprimtaria, ndërsa ka rikujtuar se vitin e kaluar edhe nga shoqata “Martin Dreshaj “ është nderuar me mirënjohjen që mbante emrin e rapsodit “Sali Mani” që po ashtu e vlerëson të rëndësishme.

Përndryshe, Berisha thotë se ai po vazhdon me aktivitetet e tija si me këngë si me grupin e valltarëve edhe atë në bashkëpunim me televizione të ndryshme në Kosovë, por edhe në Maqedoni, duke i shpalosur kështu vlerat e folklorit. /2lonline/