DYLON

Shkodran Mustafi, shqiptari i parë kampion bote

Avatar photo Redaksia

Futbollist shqiptar me prejadhje nga Maqedonia, Shkodran Mustafi, është futur në histori. Ai është shqiptari i dytë që u stolis me medalje pas Ardian Koznikut. Mustafi fiton medaljen e artë, ndërsa Kozniku në vitin 1998 të bronztën me kombëtaren e Kroacisë në Kampionatin Botëror – “France 98”.

Mustafi mjerisht u lëndua në çerekfinale në takim me Algjerinë dhe nga ajo kohë mbetet jashtë fushës. Mustafi është shqiptari i parë në histori që u paraqit për një fuqi siç është Gjermania dhe ka pasur 132 minuta lojë.

EkoHigjiena

Ai ka thënë se nuk ka fjalë të përshkruajë se si po ndihet pasi fitoi me Gjermaninë Kupën e Botës.Ai u thirr në momentet e fundit në kombëtare dhe ja arriti ta ngris lartë trofeun e Kupës së Botës. Kjo për të ësdhtë një ndjenjë e papërshkrueshme.

Përndryshe, Shkodran Mustafi ka lindur më 17 prill 1992 në Bad Hersfeld të Gjermanisë, në një familje shqiptare, me origjinë nga Gostivari i Maqedonisë. Para se të bëhet pjesë e kësaj kombtare gjermane ai ishte aktivizuar me të gjitha kombëtaret e moshave të Gjermanisë, duke filluar që nga U-16, U-17, U-18, U-19, U- 20 dhe U-21.