DYLON

Shkodran Imeraj, për grafitet në Deçan: Mos i ka shkruar Sava Janjici?

Avatar photo Redaksia

Kryesia e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Deçan, shprehet e shqetësuar me mbishkrimet të cilat janë bërë në disa objekte përcjellëse të Manastirit të Deçanit, ku akronimi UÇK (Ushtria Çlirimtare e Kosovës) shkruhet krahas ISIS-it (Shteti Islami i Irakut dhe Shamit), organizatë kjo e shpallur terroriste.

“Keqpërdorimi i inicialeve UÇK është fryje për luftën tone të pastër dhe të shenjtë që është bërë me qëllimin e vetëm çlirimin nga regjimi serb”, thuhet në reagim, transmeton Telegrafi.

EkoHigjiena

Kryesia e LHK “Ali Hadri”, dega në Deçan, rithekson se toleranca fetare në Kosovë e posaçërisht në Komunën e Deçanit, nuk duhet të keqpërdoret nga persona të paautorizuar dhe qëllimkeq.

“Manastiri i Deçanit është një monument i një rëndësie të veçantë i historisë se Deçanit dhe të Republikës së Kosovës”, vazhdon reagimi, ku i bëhet thirrje Policisë së Kosovës dhe forcave të KFOR-it që të krye hetimet në detaje, pasi që zona ku janë shkruar mbishkrimet është një zonë e cila është në kompetencë të KFOR-it.

Këtë e thotë edhe Shkodran Imeraj, koordinatori i LHK “Ali Hadri”. Sipas tij, është shumë paradoksale që në një territor që forcat e KFOR-it e kanë nën menaxhim të sigurisë, të shënohen inicialet e tilla dhe të mos shihen nga ana e dhjetëra ushtarëve të KFOR-it të cilët bëjnë roje gjatë gjithë kohës.

“Atëherë rrjedhimisht shtrohet pyetja se a mos vete ai Sava Janjici i ka shkruar këto iniciale për qëllime të caktuara, për të bërë presione për zgjerimin e pronave në dëm të qytetarëve të Deçanit?”, pyet Imeraj.

http://www.telegrafi.com/lajme/shkodran-imeraj-per-grafitet-ne-decan-mos-i-ka-shkruar-sava-janjici-2-52103.html

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.