DYLON

Shkodra: “Të gjithë atë që do të bëjnë shkelje do të përballen me ligjin”

Shkodra: “Të gjithë atë që do të bëjnë shkelje do të përballen me ligjin”
Avatar photo Redaksia

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme u mbajt takimi i autoritetit qeveritar për Strategjinë Shtetërore kundër Krimit të Organizuar dhe Planin e Veprimit 2018-2022. Takimin e hapi koordinatori nacional Kundër Krimit të organizuar, njëherit zëvendësministër i Punëve të Brendshme, z. Selami Shkodra.

Të gjithë akterët u njoftuan me strategjinë e re, e cila është miratuar në Qeverinë e Kosovës. Strategjia për periudhën 2018-2022 është vazhdimësi e strategjisë paraprake dhe në të janë të përfshirë aktivitete që do të ndihmojnë në luftimin e krimit të organizuar.

Fillimisht zëvendësministri Shkodra prezantoi para autoritetit Strategjinë Shtetërore dhe Planin e Veprimit kundër Krimit të Organizuar 2018-2022. Ai kërkoi angazhim të gjithë akterëve në mënyrë që të implementohen aktivitet e parapa në këtë strategji.

EkoHigjiena

“Përkundër përpjekjeve të vazhdueshme që po bën Policia e Kosovës në luftimin e krimit të organizuar, kërkojë angazhim shtesë duke marrë për bazë rastet e fundit të shtimit të veprave penale. Kam besim të plotë se Policia e Kosovës është e aftë dhe do të menaxhojë edhe me këto raste me sukses ”, theksoi zëvendësministri Shkodra.

Në fund zëvendësministri Shkodra u zotua se do të bëhen përpjekje maksimale në luftimin e të gjitha llojeve të krimit në Kosovë dhe të gjithë atë që do të bëjnë shkelje do të përballen me ligjin.

Ministria e Punëve të Brendshme është bartëse kryesore e strategjive të mëparshme dhe nën udhëheqjen e saj ka hartuar Strategjinë dhe Planin e Veprimit kundër Krimit të Organizuar 2018-2022.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.