DYLON

Shkodra: “Jemi të pa-kompromis në luftën kundër krimit të organizuar”

Shkodra: “Jemi të pa-kompromis në luftën kundër krimit të organizuar”
Avatar photo Redaksia

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme u mbajt takimi i radhës i autoritetit qeveritar për Strategjinë Shtetërore kundër Krimit të Organizuar dhe Planin e Veprimit 2018-2022. Takimin e hapi koordinatori nacional Kundër Krimit të organizuar, njëherit zëvendësministër i Punëve të Brendshme, z. Selami Shkodra.

Në këtë takim u diskutua për aktivitetet që janë ndërmarrë në luftën kundër krimit të organizuar dhe arritjet e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Policisë së Kosovës.

Zëvendësministri Shkodra tha se do të vazhdojnë me përkushtim të shtuar përpjekjet maksimale në luftimin e të gjitha llojeve të krimit në Kosovë dhe të gjithë atë që do të bëjnë shkelje do të përballen me ligjin.

EkoHigjiena

Në këtë takim u raportua se momentalisht janë 36 raste duke u hetuar nga organet e rendit për krim të organizuar ku të përfshirë janë mbi 200 persona. Ndërsa vetëm në tre mujorin e parë të vitit 2019 janë shtuar edhe 3 raste me 20 persona.
Ministria e Punëve të Brendshme është bartëse kryesore e Strategjisë dhe Planit të Veprimit kundër Krimit të Organizuar 2018-2022.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.