DYLON

Shkodra e Xhemajli vizitojnë të lënduarit e aksidentit të djeshëm

Shkodra e Xhemajli vizitojnë të lënduarit e aksidentit të djeshëm
Avatar photo Redaksia

Nënkryetarja e AAK-së, njëherit edhe zëvendësministre në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal Magbule Shkodra, vizitoi të lënduarit e aksidentit të djeshëm që ndodhi në qytetin e Gjilanit, që po trajtohen në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit.

“Sot, së bashku me drejtorin e shëndetësisë komunale të Gjilanit, Selami Xhemajli, vizitova të lënduarit e aksidentit të djeshëm në komunën e Gjilanit, ku humbi jetën një person dhe 20 të tjerë u lënduan. Jemi pranë familjarëve të të lënduarve për t’iu dalë në ndihmë në çdo aspekt.

U bëj thirrje organeve përgjegjëse që të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për hetimin e rastit, duke uruar që raste të tilla të mos ndodhin më asnjëherë.

EkoHigjiena

Poashtu falënderoj stafin e emërgjencës për mobilizimin e tyre të menjëhershëm, si dhe të gjithë qytetarët e Gjilanit, të cilët kishin qenë të gatshëm që të kontribojnë dhe t’iu ndihmojnë të lënduarve!”, ka thënë Shkodra.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.