DYLON

SHKK parandalon futjen e kontrabandës në Qendrën Korrektuese në Dubravë

SHKK parandalon futjen e kontrabandës në Qendrën Korrektuese në Dubravë
Avatar photo Redaksia

“Rreth orës 02:35, gjatë kontrolleve të rregullta të sigurisë në Qendrën Korrektuese në Dubravë, zyrtarët korrektues kanë gjetur një pako të dyshimtë brenda perimetrit të institucionit, për të cilën dyshohet se është hedhur nga jashtë”, thuhet në njoftimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK).

Pas kontrollit dhe matjes, pesha e lëndës së dyshuar narkotike, së bashku me mbështjellësin, ka rezultuar 87 gramë.

EkoHigjiena

Lidhur me rastin është njoftuar Policia e Kosovës për trajtim të mëtejshëm sipas procedurave përkatëse.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës vazhdon të zbatojë kontrolle të rregullta dhe masa të sigurisë për të parandaluar futjen e kontrabandës dhe për të garantuar sigurinë në institucionet korrektuese”, thuhet në njoftim. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.