(2L ONLINE) – Përkundër motit të ftohtë që ka mbretëruar në vendin tonë gjatë vikendit që lëmë pas, Palestra e Sporteve “Bashkim Selishta – Petriti”, në Gjilan, ishte arenë takimi i sportdashësve gjilanas, që u mblodhën për të zhvilluar ndeshjet e javës së njëmbëdhjetën në program. Duele mjaft interesante dhe shumë atraktive, kanë nxehur atmosferën, duke krijuar një ambient sportive dhe shumë relaksues.
Ndiqni se si kanë luajtur skuadrat këtë vikend në Ligën “Agim Ramadani”
Dueli hapës i kësaj jave ishte ndërmjet dy skuadrave që po kalonin në një formë jashtëzakonisht të mirë dhe ballafaqimi ndërmjet këtyre dy skuadrave pritej të ishte mjaft interesant. Ashtu edhe ndodhi, MobiCasa dhe Katana, dhanë gjithçka nga vetja për të arritur deri tek objektivat e tyre në këtë përballje, por në fund dy skuadrat ‘firmosën’ paqen, duke ndarë nga një pikë, për gol të realizuar.
Xixa ka triumfuar në përballje me skuadrën Malsia, për t’ju shmangur fundit të tabelës. Duke mos patur se çfarë të humbasin më, dy skuadrat luajtën një lojë të hapur dhe pa kalkulime, me ç’rast edhe realizuan një numër të madh të golave, tetë prej të cilëve, iu takuan futbollistëve të skuadrës, Xixa, që regjistron fitoren e dytë këtë edicion.
Karadaku ka shfrytëzuar në maksimum momentin jo të mirë që po e kalon skuadra, Vëllezërit Aliu, për t’ju rikthyer sërish rezultateve pozitive. Dueli ishte mjaft interesante dhe me shumë raste shënimi nga dy skuadrat, mirëpo fundi i ndeshjes dha vetëm një epilog final, ai i cili i takoi skuadrës, Karadaku, që vazhdon rrugën drejt objektivit të saj.
Verbica ka vazhduar me formën e mirë, duke regjistruar një tjetër fitore me rëndësi, për të marrë një plasman sa më të mirë në renditjen tabelare. Këtë vikend, mposhti skuadrën, Dalia, që nuk ishte në ditën më të mirë të saj. Megjithatë, dueli ishte mjaft interesante me dy skuadrat që krijuan shumë nga rastet dhe shfaqën një futboll mjaft të bukur.
Eksimori ka triumfuar ndaj Dobërçanit, në njërën ndër ndeshje më interesante të kësaj jave. Dy skuadrat aplikuan futboll mjaft cilësor dhe shumë të shpejtë, por ishin futbollistët e skuadrës së Eksimorit, ata që finalizuan aksionet më mirë dhe në fund morën rezultatin e dëshiruar, që vazhdon ti mbanë edhe më tej në kreun e tabelës.
Skuadra e FSK-së, triumfon në një ndeshje mjaft interesante dhe shumë dramatike, siç ishte ajo ndaj skuadrës së Migjenit, ekip kjo që po kalonte në një formë fantastike javëve të fundit. Ndeshja u vendos, falë efikasitetit më të lartë të futbollistëve së skuadrës, FSK, që merr një fitore mjaft me rëndësi, që nuk e lëkund në asnjë moment, nga kreu i tabelës.
SK Arifi, ka rigjetur sërish formulën e fitores, derisa këtë vikend ka triumfuar ndaj skuadrës Budrika. Megjithë startin e furishëm të ndeshjes, të skuadrës, SK Arifi, fundi i ndeshjes ishte shumë interesant, megjithëse Budrika u zgjua vonë nga gjumi, për të vënë në pikëpyetje rezultatin final të ndeshjes.
Fatbardhi ka regjistruar njërën ndër paraqitjet më të mira këtë edicion, pasi triumfoj ndaj skuadrës së Las Vegas, në duelin e fundit këtë vikend. Katalizatorë në këtë lojë të skuadrës nga Livoçi i Epërm, ishin gjithë futbollistët, pasi për herë të parë skuadra ishte e kompletuar dhe ofroi futboll shumë cilësor dhe në raste të shpeshta edhe spektakolar.
/2L ONLINE/ Drilon SYLEJMANI/