DYLON

Shkencëtarët gjejnë genin që ‘fik’ ëndrrat

Avatar photo Redaksia

Të zgjohesh krejt papritur në mesin e natës nga një makth? Disa mund të thonë se nuk ka eksperiencë më të tmerrshme. Por tani ekspertët thonë se kanë identifikuar genet që rregullojnë ëndrrat dhe mund t’i fikin ato.

Studimi është kryer tek kaviet dhe ka identifikuar genet që kontrollojnë atë pjesë të gjumit kur edhe ndodhin ëndrrat. Një zbulim i tillë mund të ndihmojë shkencëtarët që të trajtojnë çrregullimet e gjumit, madje të ‘fikin’ ëndrrat e këqija.

EkoHigjiena

Studimi është kryer nga Universiteti i Teksasit Jugperëndimor.

Dr. Joseph Takahashi tha: “Ne besojmë se ky është vetëm fillimi. Ne besojmë se këto dy gene janë të parët nga disa të tillë që rregullojnë gjumin”.

Deri më tani nuk dihej se cilat ishin genet që kontrollojnë gjumin e thellë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.