DYLON

Shkëmbehen përvoja dhe ide për të avancuar bashkëpunimin dhe fuqizimin e integritetit në fushën e kontrollit policor

Shkëmbehen përvoja dhe ide për të avancuar bashkëpunimin dhe fuqizimin e integritetit në fushën e kontrollit policor
Avatar photo Redaksia

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), mori pjesë në takimin rajonal për fuqizimin e bashkëpunimit të shërbimeve të kontrollit të brendshëm në Ballkanin Perëndimor për shkëmbim të praktikave të mira

Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së z.Kushtrim Hodaj me bashkëpunëtorë morën pjesë në takimin e organeve të kontrollit policor të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi, që u mbajt më 25 dhe 26 tetor 2023 në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

EkoHigjiena

Temat të cilat u diskutuan ne këtë takim përveç tjerave ishin: Aktivitetet e fundit në kuadër të projekteve të policisë CIDS (Center for Integrity in the Defense Sector – Qendra për Integritet në Sektorin e Mbrojtjes), zhvillimet dhe ndryshimet e fundit në punën e autoriteteve të kontrollit të brendshëm, prezantimet nga secili delegacion kombëtar i kontrollit të brendshëm, vështrim i përgjithshëm i standardeve të EPAC -ut (EPAC – Partnerët Evropianë kundër Korrupsionit) për autoritetet e kontrollit të brendshëm në Ballkanin Perëndimor, progresi i autoriteteve të kontrollit të brendshëm në përmbushjen e standardeve të EPAC-ut, shkëmbim i përvojave të fundit për fuqizimin e integritetit etj.

Në këtë takim morën pjesë edhe zyrtarë nga ICITAP-i amerikan dhe CIDS të cilët ndihmuan në organizimin e këtij takimi.

Nga ky takim u shkëmbyen shumë përvoja dhe ide për të avancuar bashkëpunimin dhe fuqizimin e integritetit në fushën e kontrollit policor. Përveç kësaj u prezantuan ide për intensifikimin e bashkëpunimit dhe u dakordua që këto takime të vazhdojnë edhe në të ardhmen si dhe që takimi i radhës të mbahet në Prishtinë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.