Shkëlzen Gashi në 11-shen e vitit në Zvicër
Në 11-shen më të mirë të sezonit në Superligën zvicerane nuk mund të mungonte kurrsesi Shkëlzen Gashi.
Sulmuesi shqiptar i cili me 22 golat e realizuar udhëhoqi Baselin drejt fitimit të titullit kampion është përzgjedhur nga gazeta prestigjoze zvicerane Blick në formacionin më të mirë të sezonit. Madje Gashi është zgjedhja e parë e gazetës në fjalë pasi është pozicionuar si numri 1 në 11-shen më të mirë të publikuar nga Blick.
Ky sezon ka qenë me të vërtetë fantastik për 26-vjecarin shqiptar që me meritë është shpërblyer me një tjetër cmim për performancat e tij fantastike. Gashi i cili ka përfunduar në radarët e disa skuadrave të mëdha të Serisë A dhe Bundesligës gjermane në këtë sezon ka realizuar në total 26 gola në të gjitha kompeticionet me fanellën e Baselit, dhe përvec kampionatit ka shanse për të fituar edhe Kupën e Zvicrës me skuadrën që drejohet nga Paulo Sousa.
Përvec Gashit në 11-shen më të mirë të sezonit bëjnë pjesë edhe dy lojtarë të tjerë të Baselit pikërisht portieri Tomas Vaclik dhe mbrojtësi Marek Suchy. Emra të tjerë që kompeletojnë formacionin më të mirë të vitit në Zvicër janë edhe Moussa Konate, Guillame Horau, Milan Vilotic, Fulvio Sulmoni, Renato Steffen, Caio, Jakob Jantscher dhe Markus Neumayr.
http://www.rtklive.com/?id=4&r=32310
