(2L ONLINE) – Kur patë luajt Zvicra me Shqipërinë për Kualifikim Botëror, më pat rënë rasti të shikoj ndeshjen në Tiranë. Në atë ndeshje Shaqiri i ishte golashënues, dhe Zvicra patë fituar ndaj Shqipërisë.
E di si thoshin shqiptarët për Shaqirin “Ai shkërdhata kosovari na e humbi ndeshjen”, ndërsa shqiptarët në Kosovë patën shkuar edhe më larg, duke i quajt tradhtarë shqiptarët që luajnë për Zvicrën.
Ndërsa, kur Shaqiri shkëlqeu kundër Hondurasit, të gjithë Shaqiri, Shaqiri. Çka Shaqiri? A ishit ju ata që e patët sharë dhe fyer, kur e mundi Shqipërinë?! Pse tani qenka bërë i mirë?! Apo ju duket dyfytyrësi kjo?!
Fundja, pse të vijnë të luajnë për Kosovën apo Shqipërinë? Çka ju ofruan këto dy shtete? Asgjë! Ku po s’e pate të njohur trajnerin, kryetarin apo ndonjë zyrtarë të Federatës, mbetesh në bankën rezervë!
O Shqiptarë, shikoni pak më larg se hunda, sot gjithkush po lufton për emër dhe karrierë, nuk mund të vijnë në Kosovë apo Shqipëri e të izolohen, duke luajtur në ara e sërnishta, ku më shumë goditet me këmbë kundërshtari se sa topi.
E mos të flasim për pagat, të cilat jo që nuk i marrin me kohë, por, po s’e pate ndonjë punë tjetër, vdes për bukën e gojës.
/ Mirsad Zeka /