DYLON

Shkëlqen Drita duke marr një barazim në “Doosan Arena”

Shkëlqen Drita duke marr një barazim në “Doosan Arena”
Avatar photo Redaksia

Reziston Drita, përmbyll ndeshjen e parë ndaj Viktoria Plzen me barazim pa gola. Madje, pothuajse fare në fund , po të ishte më i vëmendshëm, Albert Dabiqaj,  i cili pati një rast të jashtëzakonshëm për të shënuar, skuadra gjilanase edhe mund të shënonte fitore.

FC Drita ia ka arritur të dal pa pësuar humbje nga “Doosan Arena”, ku është ballafaquar me një skuadër të fortë siç është Viktoria Plzen, pasi ka  përmbyllur 90-minuta lojë duke barazuar pa gola.

EkoHigjiena

Kujtojmë se skuadra çeke, Viktoria Plzen ka eksperiencë të madhe në Evropë pasi ka luajtur edhe në grupet e Ligës së Kampionëve.

Ishte kjo ndeshja e parë e rrethit të dytë kualifikues për Ligën e Konferencës, ku skuadra gjilanase, FC Drita tregoi edhe njëherë se ndaj skuadrave të forta luan mirë.

Ky rezultat është i favorshëm për skuadrën gjilanase, e cila pas një jave e pret kundërshtarin si vendës, me shpresën e një rezultati që do ta kualifikonte tutje në Ligën e Konferencës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.