Shkruan: Ismajl Kurteshi
E drejta për të punuar, në një shoqëri normale, është e drejt elementare e njeriut, si pasoj e politikave të gabuara zhvillimore e sidomos keqqeverisjes, në Kosovë sigurimi i një vendi pune është privilegj.
1) Shkelja më e madhe e të drejtave të punëtorëve në Kosovë është mbetja pa punë e mbi 100.000 punëtorëve, që vjen si rrjedhojë e privatizimit nga i cili ka përfituar kasta politike që e ka udhëhequr shtetin dhe disa ndërkombëtar.
Në Gjilan deri në vitin 1999, në ndërmarrjet prodhuese punonin rreth 17.000 mijë punëtor, aktualisht në ndërmarrjet prodhuese të kësaj komune punojnë vetëm rreth 5% e numrit të atyre punëtorëve. Pjesa më e madhe e atyre që kanë mbetur pa punë tani janë raste sociale ose barrë e fëmijëve të tyre që kanë arritur të emigrojnë jashtë shtetit. Pjesa më e madhe e tyre madje as nuk e kanë marrë 20% që ju takon me ligj. Madje edhe ata që kanë fituar me gjyq kompensime të caktuara, si që është rasti i ndërmarrjes “Sistemi”, AKP nuk i ka zbatuar as vendimet e gjyqit. Vlen të përmendet se ata që po e shesin pronën e qytetarëve të Kosovës ( Bordi i AKP-së) përveç keqpërdorimeve të ndryshme, vetit i kanë caktuar rroga marramendëse.
Shkelja e të drejtave të punëtorëve në institucionet publike:
Pranimi i punëtorëve sipas lidhjeve ose korrupsionit në vend të pranimit të atyre që tregojnë aftësi dhe janë të kualifikuar për një vend të caktuar pune është shkelje.
Bartja e punëtorëve nga institucionet publike në kompani shërbyese private, si në kompanitë e sigurimit, pastrimit etj. që i kushtojnë shumë më shumë buxhetit të shtetit, e ku cilësia e punëve të kryera është kryesisht e dobët, ku të drejtat e punëtorëve shkelen në çdo aspekt, është padyshim dëm i shumë i madh. Ja një shembull QKUK-së pastrimi i brendshëm për një vit i kushton rreth 1milion e 300 mijë euro, Kështu ndodh pothuajse në të gjitha institucionet e Kosovës, e tëra kjo ndodhë në emër të kopjimit të praktikave moderne evropiane. Në të vërtet kjo dukuri shfrytëzohet për përfitime të mëdha të kontraktove, por natyrisht që këtu e pësojnë punëtorët, (të cilët paguhen pakë dhe ju shkelen të drejtat e garantuara me ligj) dhe buxheti i Kosovës.
Si rezultat i ndërrimeve të pushteteve në komunat e Kosovës, ka shumë raste ku pa arsye punëtorët me kontrata të rregullta pune kanë kaluar në kontrata në vepër e më vonë edhe kanë mbet pa kontrata fare. Në sektorin e Kulturës , Rinis dhe Sportit në Gjilan 10 punëtor teknik me nga 30 vjet përvojë pune aktualisht punojnë pa kontrata dhe paguhen përmes subvencionimeve që i lëshon Kryetari i Komunës kur të donë dhe aq sa ai dëshiron.
a) Në institucionet publike Punojnë;
– Punëtorë me kontrata të rregullta,
– Punëtorë me kontrata në vepër,
– Punëtorë pa kontrata që i paguajnë institucionet e shtetit,
– Punëtor të angazhuar përmes kompanive private.
–
ll) Të punësuarit në sektorin privat
Punojnë shpesh pa kontratë,
Detyrohen t’i nënshkruajnë kontratat pa i lexuar,
I nënshkruajnë dy kontrata njërën publike (që është formale e nuk respektohet) tjetrën të brendshme që është në kundërshtim me ligjin e punës.
Nuk paguhen me rregull.
Detyrohen të punojnë më shumë orë pune se që lejohet.
Nuk kanë ditë pushimi javor çdo javë ose nuk kanë fare.
Nuk kanë pushim vjetor, ose ju jepet vetëm një pjesë nga ajo që ju takon.
Ju bëhet presion gjatë zgjedhjeve që t’i votojnë të preferuarit e punëdhënësve ose punëdhënësin. Ka deputet në Kuvendin e Kosovës që ju ka bërë presion punëtorëve të tij dhe familjeve të tyre që t’i votojnë punëdhënësit.
Një pjese të madhe të punëtorëve nuk ju paguhet trusti.
Sindikata
Të rralla janë ato ndërmarrje private që u është lejuar organizimi i sindikatës.
Edhe atje ku ekzistojnë sindikatat, ato nuk e kanë fuqinë, as guxim e ndonjëherë as vullnetin t’i mbrojnë të drejtat e punëtorëve. Shpesh sindikatat bëhen aleat të punëdhënësve. Sindikatat më shumë merren me organizimin e vizitave turistike se me mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve. Udhëheqësit e lart sindikal paguhen mirë për punën që do të duhej ta bënin.
Inspektorati i punës, po ta kryenin punën e tyre, do të respektohej ligji i punës, që ka mbetur dekor i një shteti që është larg nga të qenit shtet ligjor.
Përfundim
Gjendja ekzistuese do të ndryshoj vetëm nëse ndodh riorganizim i mirëfilltë i sindikatave të punëtorëve që nuk i negociojnë të drejtat e punëtorëve me pushtetarët dhe punëdhënësit.
Nëse bëhet presion që sa më parë të themelohet gjykata e punës.
Të funksionalizohet medicina e punës.
Themelimi i sindikatave në secilën ndërmarrje publike ose private të bëhet obligim ligjor.
Të nënshkruhen dhe respektohen kontratat kolektive.
M mungesa e mbrojtjes në punë, e kontratave të punës dhe pagesat përmes bankës nuk duhet të kalojnë pa ndëshkim.