DYLON

Shkelë policin dhe ikë nga vendi i ngjarjes

Avatar photo Redaksia

Goran Gjorgjeviq (1969) nga fshati Krshevicë i komunës së Bujanocit, policë i njësisë intervenuese të stacionit në Bujanoc, më lëndime të rënda trupore që rrezikojnë jetën, sonte rreth orës 19:00 është pranuar në Qendrën Klinike në Nish.

Rreth orës  18:00, gjatë një ndjekje të policisë, në afërsi të pompës së benzinës “Cuki” në rrugën qarkore Tërnoc – Bujanoc, drejtuesi i makinës “Audi” me targa të huaja ka shkelur policin Gjorgjeviq dhe më pas ka ikur nga vendi i ngjarjes, raporton Titulli.

EkoHigjiena

Në bazë të informacioneve të afërta me policinë, njësia intervenuese pjesë e së cilës ishte edhe Gjorgjeviq, kishte marrë urdhër për të ndaluar “Audin” e zi me targa të Zvicrës, me qëllim konfiskimin e drogës e cila ishte tek drejtuesi i makinës.

Në momentin që ngasësi ka kuptuar se policia i ka përgatitur një kurth, ai ka shtypur gazin e makinës duke goditur Gjorgjeviqin dhe me shpejtësi ka ikë nga vendi i ngjarjes në drejtim të Tërnocit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.