DYLON

Shkarkohet nga detyra zëvendësdrejtorja e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Vlora Hyseni

Shkarkohet nga detyra zëvendësdrejtorja e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Vlora Hyseni
Avatar photo Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, e kanë shkarkuar nga detyra zëvendësdrejtoren e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, znj. Vlora Hyseni.

Vendimi është marrë në mbështetje të nenit 6 (paragrafi 4) të Ligjit Nr.03/L-063 për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (GZ, Nr. 30, 15 qershor 2008).

EkoHigjiena

Vendimi për shkarkim e obligon znj. Vlora Hyseni të bëjë dorëzimin e të gjitha mjeteve dhe materialeve me të cilat ka qenë e ngarkuar. Gjithashtu, znj. Vlora Hyseni, sipas vendimit, obligohet që të ruaj të gjitha informacionet që ka marrë gjatë ushtrimit të detyrës, pavarësisht sesi i është dhënë qasja në to apo si i ka pranuar ato, apo në çfarëdo forme tjetër ka arritur të posedoj informacione të klasifikuara.

Zbulimi ose mosruajtja e informacioneve të klasifikuara paraqet vepër penale të dënueshme sipas Kodit nr.06/074 Penal të Republikës së Kosovës, Ligjit Nr.03/L-178 për Klasifikimin e Informacioneve dhe Verifikimin e Sigurisë dhe legjislacionin tjetër përkatës në fuqi që ka të bëjë me informacionin e klasifikuar.
Vendimi hyn në fuqi në datën e nënshkrimit nga Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti, 30 qershor 2021, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.