DYLON

“Shkamat” ofron magji teatrale për publikun gjilanas

“Shkamat” ofron magji teatrale për publikun gjilanas
Avatar photo Redaksia

Shfaqja “Shkamat” prodhim i EtnoTeatrit “Kukaj” me autor të tekstit dhe regjisor Fadil Hysaj, është shfaqur mbrëmjen e dytë të festivalit të dramës “Talia e Flakës” si pjesë e Manifestimit “Flaka e Janarit 2020”.

Skena e vogël e Teatrit të Qytetit në Gjilan ishte e stërmbushur me artdashës të cilët nga afër kanë përjetuar “megjinë teatrale” të kësaj shfaqje, fabula e së cilës trajton plagën e rëndë të personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Drama psikologjike e dy personazheve kryesore, çiftit bashkëshortorë të cilët kanë humbur të gjitha shpresat pas vrasjes së djalit të tyre të vetëm 7 vjeçar, e të cilët nuk duan të pranojnë realitetin tronditës.

EkoHigjiena

Përmes dialogut të inkorporuar në shfaqje me pajtime e mospajtime, reagime instinktive herë të njërit e herë të tjetrit, dhe situatave paralele të bashkëbisedimeve me personazhe të imagjinuara në subkoshiencën e tyre brendapërbrenda subjektit narrativ të tërësisë së shfaqjes, aktorët e shfaqjes para auditorit të kultivuar gjilanas dramën psikologjike, duke përçuar mesazhin fundamental njerëzor e human se humbja e fëmiut të vetëm reflekton pasojat e pafund, deri tek humbja e arsyes logjike, si rrjedhojë e përjetimeve traumatike e psikologjike!

Loja emocionale e mishëruar me rolet përkatëse të bazuara në karakteret e personazheve nga aktorët kryesorë (Sheqerie Buçaj e Xhevdet Doda), si një pasqyrim i balancit të harmonisë natyrale individuale, me rënie e ngritje të tensionit dramatik, por edhe situata të relaksuara. si gjetje ideale regjisoriale për të shpërfaqur fundamentin e natyrës njerëzore të momenteve të ndryshme emocionale që përbëjnë jetën dhe përditshmërinë.

Për rreth 50 minuta, ata e kanë mbajtur të tensionuar publikun e pranishëm, deri në epilogun përfundimtar të shfaqjes së tërësi, herë – herë me narracion të ekzagjeruar në raport me veprimet dramatike të natyrës së shfaqjes, por gjithësesi të realizuar skajshmërisht nga “dora” mjeshtërore e regjisorit Hysaj.

Shfaqja si tërësi nuk kishte si të mos vlerësohej nga audienca e pranishme, sikundër edhe nga kritika, pasi ishte gjetje ideale si temë e trajtuar, duke shkaktuar emocione të vazhdueshme ndjesie, herë-herë edhe me ndalje të frymëmarrjes, deri në atë që në gjuhën e teatrit njihet si ‘katarsis’ apo shpëlarje shpirtërore.

Ndërsa, loja e aktorëve Sheqerie Buçaj e Xhevdet Doda, sikurse edhe Bislim Muçaj (rol dytësor) kanë plotësuar tërësinë strukturore së bashku me komponentet tjera të shfaqjes teatrale, krahas ndriçimit, kostumeve e muzikës adekuate, dhe skenografisë ‘modeste’ (magje, sofër e oxhak) dhe orendi tjera të pakta, por gjithësesi funksionale si nevojë adekuate skenike.

Publiku i kultivuar gjilanas edhe këtë herë si çdo herë, me prezencën e tij dhe reagimet spontane, dëshmoi kulturën e gjërë të mishërimit me teatrin dhe dramën në përgjithësi, si tërësi e kulturës gjithmbarshme që e veçon.

Ndërsa, shfaqja “Shkamat”, prodhim i teatrit “EtnoFest” është prezantuar në natën e dytë të festivalit të dramës “Talia e Flakës 2020”, i cili, me prurjet cilësore të dramës autentike shqipe gjatë këtyre dy netëve, edhe këtë edicion po dëshmon atë që është thënë sa e sa herë se mbetet festival unik i llojit të tij në mbarë hapësirën shqiptare.

Në ditën e tretë të festivalit të dramës “Talia e Flakës 2020” të premten në program është shfaqja “Graviteti” me tekst të Lirak Celaj e regji të Florent Mehmetit, prodhim i teatrit “Oda” nga Prishtina.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.