Shkaku i tifozëve, FFK gjobitë Gjilanin

Shkaku i tifozëve, FFK gjobitë Gjilanin

Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje ; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala, anëtar, në mbledhjen e mbajtur me datë 18.06.2019, shqyrtoi procedurat e hapura disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit për kundërvajtësit nga ndeshjet përcaktuese – barazhit për IPKO-SUPERLIGË të zhvilluara me datë 31.05 dhe 01.06.2019 në stadiumin “ Fadil Vokrri “ në Prishtinë ,dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve zyrtare konform dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto;

Krahas vendimeve për dënime të klubit nga Gjakova, Vëllaznimit dhe kryetarit, Agim Cana, FFK ka shqiptuar edhe dënime për klube të tjera.

Një nga të dënuarit është Kf.Gjilani që gjobitet me 1 mijë euro të holla, për shkak të sjelljeve jo të duhura të tifozëve “Skifterave” në ndeshjen ndaj Besës, ndeshje kjo përcaktuese për mbetje në Superligë.

Ky është vendimi i plotë:

KF “GJILANI“ nga Gjilani në procedurë të hapur nga ana e komisionit disiplinor, për sjellje të gabuara nga ana e spektatorëve të klubit të tyre (minutat; 84 dhe 85 pati ofendime dhe fyerje të organizuara në kor drejtua ekipit kundërshtar dhe lojtarit Alban Tusuni ) në ndeshjen përcaktuese – barazhit për IPKO-SUPERLIGË, kategoria e seniorëve ; GJILANI – BESA e zhvilluar me datë 31.05.2019 në stadiumin “ Fadil Vokrri “ në Prishtinë. (Raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar).

Bazuar në Rregulloren disiplinore neni 50 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 1 pika 2, KF “Gjilani“ nga Gjilani; DENOHET ; me të holla në shumë prej; 1000 euro (njëmijë). Afati pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është ; 15 ditë nga data kur vendimi bëhet i plotfuqishëm (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

KËSHILLA JURIDIKE

Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit disiplinor të shkallës së dytë; komisionit për ankesa në afatin kohor prej ; 8 ( tetë ) ditëve nga data e sjelljes së këtij vendimi, date 18.06.2019 – publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

KOMENTE