DYLON

Shkaku i Ronaldos, tre futbollist kërkojnë largimin

Shkaku i Ronaldos, tre futbollist kërkojnë largimin
Avatar photo Elife Sherifi

Ardhja e Cristiano Ronaldos në merkaton e verës bëri bujë të madhe dhe portugezi u pa më shumë si një lëvizje për të arritur triumfin në Champions League, por që u ndalën nga Ajax.

Kjo ka krijuar pakënaqësi tek grupi, që ndihen të trajtuar ndryshe dhe nuk shprehen dot lirshëm në fushë, ashtu siç bënin pa u afruar Ronaldo.

“Don Balon” dhe “Fox Sports” kanë bërë me dije se Paulo Dybala, Mario Mandzukic dhe Alex Sandro janë të tre të zhgënjyer nga sjellja e klubit dhe kanë kërkuar që të largohen në fund të këtij sezoni.

EkoHigjiena

Për sulmuesin argjentinas ka shumë klube që interesohen, po ashtu edhe për mbrojtësin brazilian, ndërsa sulmuesi kroat është në dilemë sepse kohët e fundit rinovoi deri në vitin 2021 me “Zonjën e Vjetër”.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.