DYLON

Shkaku i arrestimeve, Gëzim Kelmendi largohet nga Grupi Parlamentar i PDK’së

Avatar photo Redaksia

Deputeti i PD-PDK’së, Gëzim Kelmendi e ka akuzuar Hashim Thaçin se qëndron prapa arrestimeve të fundit të 12 hoxhallarëve, derisa ka konfirmuar se përfundimisht tërhiqet nga Grupi Parlamentar i PDK’së, transmeton Express.

Lexojeni të plotë reagimin

EkoHigjiena

Largohem nga Koalicioni dhe Grupi Parlamentar i PDK.

Kryeministër Thaçi, me arrestimet e sotme të Hoxhallarëve të Kosovës,na ke dëshmuar se nuk po kursen asgjë për të ardhur përsëri në pushtet.

Unë si Deputet i Kuvendit të Kosovës,sot largohem nga Koalicioni dhe nga Grupi Parlamentar i PDK për këto arsye:

1.Moszbatimi i marrëveshjes parazgjedhore për ndryshimin e Udhëzimit Administrativ që ndalonvajzat me mbulesë të vijojnë mësimin,

2. Arrestimet politike dhe hakmarrëse ndaj Hoxhallarëve të Kosovës.

E them politike ngase të gjithë Kosova e din,se akuzat që pushteti juaj ia ka mvesh Hoxhallarëve të nderuar janë të pavërteta dhe të montuara.

Ndërsa,hakmarrëse e them kêshtu ngase edhe ju edhe unë e dijmë një fakt që juve ju ka bërë të hakmerreni ndaj Hoxhallarëve të nderuar,e ai fakt është se në këto zgjedhjet e fundit të 8 Qershorit,këta Hoxhallarë nuk ju kanë mbështetur. Unë e di mirë hidhërimin e juaj në këta Hoxhallarë që e keni.

Prandaj,nuk dua që me votën time ju të shkelni të drejtat e njeriut dhe tëarrestoni Hoxhallarë të cilët në kohë lufte e mbrojtën Kosovën nga regjimi i Milosheviçit duke iu bashkuar UÇK dhe tash në paqë po e mbrojnë popullin e Kosovës nga krimi,amoraliteti,droga,vrasjet,alkooli dhe çdo gjë e keqe dhe kundërnjerëzore.

Me respekt,

Gëzim Kelmendi

Deputet i Kuvendit të Kosovës

Nënkryetar i Partisë së Drejtësisë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.