DYLON

SHKA “Jonuz Ramadani” fituese e çmimit special në Festivalin “Oda Dibrane“

SHKA “Jonuz Ramadani” fituese e çmimit special në Festivalin  “Oda Dibrane“
Avatar photo Redaksia

Anëtarët e Shoqërisë Kulturore Artistike “Jonuz Ramadani” nga Smira e Vitisë, me paraqitjen e tyre të shkëlqyeshme me rite dasmash nga treva e Karadakut, janë vlerësuar me notën më të lartë nga juria profesionale e Festivalit mbarëkombëtar “Oda Dibrane” që u mbajt në Peshkopi nga 18 deri më 20 tetor.

Në këtë Festival ku morën pjesë ansamble dhe grupe të ndryshme nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia, SHKA “Jonuz Ramadani” është vlerësuar lartë për programin më tradicional, gjë që i është përgjigje edhe karakterit të Festivalit ka thënë përgjegjësi i sektorit për kulturë Ismet Sejdiu.

Për suksesin e arritur të kësaj shoqrie, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka organizuar një pritje për udhëheqësit e saj, të cilët i ka inkurajuar për punë dhe u ka premtuar mbështetje të mëtejshme drejtë sukseseve të tjera.

EkoHigjiena

“Jam tejet i kënaqur me këtë të arritur të SHKA “Jonuz Ramadani” si dhe kjo na obligon që mbështetjen tonë ta fuqizojmë edhe më tej”, ka thënë kryetari Haliti.

Ndërkaq, udhëheqësit e shoqërisë nga Smira, çmimin special të Festivalit “Oda Dibrane” i’a dedikuan kryetarit Sokol Haliti dhe Institucioneve komunale.

Kryetari i kësaj shoqërie Muhamet Maliqi, ka theksuar se SHKA “Jonuz Ramadani”, po konstituohet për ditë e më shumë dhe suksesi i arritur në Peshkopi, është një tregues se anëtarët e kësaj shoqërie premtojnë shumë.

Maliqi ka falënderuar për mbështetje Institucionet komunale të Vitisë, respektivisht Drejtorinë e Kulturës, që ka mundësuar pjesëmarrjen në festivalin “Oda Dibrane”.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.