Të reshurat e mëdha të shiut, nuk ishin pengesë për qytetarët e Gjilanit, të cilët masovikisht iu përgjigjën ftesës së PDK-së për tubim. Vullneti i qytetarëve mbizitroi para çdo stuhie tjetër.
Në fjalën e tij të rastit, Shefi i Shtabit Zgjedhor z. Riad Rashiti theksoi se qeverisja e tanishme e ka degraduar çdo segment të jetës së qytetarëve. Pushteti aktual është kampion për degradimin e qytetit, theksoi z. Rashiti.
Në tubim ishte i pranishëm edhe Zv. Kryetari i PDK-së z. Enver Hoxhaj, i cili foli për të arriturat e shumta të PDK-së, ku ndër të tjerash u shpreh se “Forcë e Ndryshimit ishin edhe Rexhep Mala, Nuhi Berisha, Kadri Zeka, Zija Shemsiu, Abdullah Tahiri, si dhe Agim Ramadani.
Forcë e Ndryshimit në përpjekjet e tyre për liri dhe pavarësi. Sot, forcë e ndryshimit për Komunën e Gjilanit është z. Zenun Pajaziti i cili do ta transformojë qytetin e Gjilanit në të gjitha aspektet. Duke e vlerësuar personalitetin e z. Pajaziti, z. Hoxha u shpreh se ndryshimi do të nisë me Gjilanin.
Kryetari i ardhshëm i Komunës së Gjilanit z. Zenun Pajaziti, u fascionua me entuziazmin e qytetarëve. Gjatë fjalimit të tij theksoi se gjithmonë do të qëndrojë pranë qytetarëve të Gjilanit. Investimet kapitale, si dhe zhvillimi ekonomik, janë prioritetet e tij thelbësore për qytetarët e Gjilanit.
Sponsorizuar nga PDK