DYLON

Shitja e mjeteve piroteknike në Gjilan lejohet nga data 26 deri më 31 dhjetor

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Me qëllim të koordinimit të aktiviteteve për menaxhimin e situatës për parandalimin e rrezikut nga substancat piroteknike ruajtjen e mjedisit dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve nga dëmet që mund të shkaktojnë produktet piroteknike, në Gjilan është mbajtur sot një takim, në të cilin ka marrë pjesë drejtori i Zhvillimit Ekonomik, Agim Zuzaku, drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Ensar Kadriu, toger Feriz Abazi nga Policia e Kosovës si dhe inspektorët parkatës të Komunës.

Nga ky takim ka dalë apeli tek qytetarët për mospërdorimin e substancave piroteknike apo fishekzjarreve nga fëmijët, por edhe nga të tjerët nëpër rruget e qytetit ku rrezikohet siguria e qytetarëve.

EkoHigjiena

Ndërsa, shitësve të mjeteve piroteknike u bëhet apel që të mos u shesin fëmijëve pa prind dhe se shitja e tyre të bëhet me leje nga Drejtoria e Shërbimeve Publike nga data 26.12.2015 deri më 31.12.2015, në të kundërtën do të ndërmerren masa konform ligjit.

Në takimi e përbashkët është vendosur që të ndërmerren të gjitha masat për parandalimin e rrezikut të përgjithshëm duke ndaluar shitjen e substancave piroteknike deri më datën e lartcekur, të gjithë shitësit e substancave piroteknike të marrin leje për hapësirën për shitje, e policia të asistoj në aksionet e Inspeksionit të Shërbimeve Publike dhe Inspeksionit të Tregut.

Poashtu, është vendosur që të mos u jepet leje shitësve për shitjen e substancave piroteknike edhe në datat e sipërpërmendura në afërsi të të gjitha institucioneve shkollore dhe shëndetësore, të tërhiqet vërejtja shitësve për ndezjen e fishekzjarreve nga vetë ata, në të kundërtën do të gjobiten, ndërkaq inspeksioni i shërbimeve publike dhe i tregut të punoj me orar të zgjatur për të parandaluar shitjen e paautorizuar dhe në vendet e pa lejuara./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.