DYLON

SHIK-u e ndëshkoi me votë PDK-në

Avatar photo Redaksia

Deklarimet se ish-shefi i Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK), Kadri Veseli është i paprekshëm dhe i pamposhtshëm në Mitrovicë dolën të jenë thjesht mite të krijuara prej kohës kur Veseli nuk merrej publikisht me politikë.

Rezultatet e zgjedhjeve të fundit lokale kanë treguar se qytetarët e Mitrovicës nuk duan të votojnë më sipas të kaluarës patriotike por sipas ofertës dhe bindjes që ata marrin nga kandidatët në garë.

EkoHigjiena

Se mitet për SHIK-un kanë rënë, ka treguar edhe fakti se kandidati i AKR-së për kryetar të Mitrovicës Agim Bahtiri, e ka përmendur vazhdimisht ‘sekretin’ publik se ai ishte në garë me Kadri Veselin e Bajram Rexhepin e jo me kryetarin e deritashëm Avni Kastratin. Përveç këtij ‘bastioni’, ish-zyrtarët e SHIK-ut humbën edhe dy qytete të rëndësishme, Ferizajn dhe Lipjanin, derisa Podujevën nuk arritën ta shkëpusin nga ndikimi LDK-së, shkruan Tribuna.

Ferizaj njihej për kontroll të vazhdueshëm nga deputeti Elmi Reçica, një nga krerët e ish-strukturës së spiunazhit. Lipjani është një bastion tjetër i kësaj organizate. Prej atje kanë dalë edhe shumë akuza e kundërakuza.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.