DYLON

Shihe vete n’pasqyrë!

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Kishte filluar më herët, por krekosja e disa figurave të UÇK-së, e atyre që pa kurrfarë vlere thirreshin në vlerat e UÇK-së dhe pranimi i tyre nga Shtabi i UÇK-se, menjëherë pas lufte, bëri që zgjedhjet e para në Kosovën e lire t`i humbë “krahu i luftës”. Kjo s`ka ndodhë kurrë dhe as nuk guxon të ndodhë që Çlirimtarët t`i humbin zgjedhjet

Ndonëse, me zgjedhje të humbura “krahu i luftës”, i drejtoi gjitha qeveritë deri më sot,…! Ata që i kishin fituar zgjedhjet, të rehatuar për vete dhe rrethin e vet, të mbështetur fort në Lisin e palëkundur për gati dy dekada, kurrë s`mendonin për humbje. Rënia e Lisit të Palëkundur, dikujt ia solli shiun në kallamoq, e dikujt tjetër breshërinë! Por, ata që pësuan më së shumti ishin populli, të cilin breshëri e la pa bereqet, madje jo vetëm për një verë, por për shumë vera tjera.

EkoHigjiena

Shtyerja në bërryla për kolltukë e karrige, përfundoi në Kuvendin e Gjashtë të LDK-së, kur Kuvendi u shndërrua në arenë grushtesh e karrigash, gjë që shënoi fillimin e humbjes së Subjektit Shtetformues të Shtetit më të ri në rruzullin tokësor. Parulla “Përçaj e sundo”, edhe këtu gjeti shprehjen, LDK-ja që ishte e para, ra për tokë duke i lëshuar PDK-së që ishte e dyta deri atëherë .

Koha kur “krahu i luftës” po thirrej në UÇK dhe Adem Jasharin –Legjendën e Kësaj lufte, po përfundon! Fillimisht me injorimin e Familjes Jashari, mandej me aferën “pronto”,… shënon edhe fillimin e fundit të qeverisjes dhe fitores së “krahut të luftës”. Është interesante se profiterët asnjëherë nuk e pranojnë humbjen, ose vazhdimisht janë të prirë të akuzojnë të tjerët për humbjet e veta. Kjo ndodhë derisa të këndellen, apo deri sa t`ju del pija !

“…Na kemi nisur projekte bashkë më 2009 – 2010 dhe janë zvarritë dhe nuk kanë përfunduar disa prej tyre edhe sot, një pjesë e tyre kanë përfunduar me disa investime që na kanë ardhur në fushatën zgjedhore…”,thotë Qemajl Mustafa në deklarat e tija për media.

Kështu ndodhi edhe në zgjedhjet e fundit ! Të gjithë fillimisht akuzonin njëri – tjetrin, madje deri në injorancë të skajshme. Kur panë, se rezultatet janë ato që janë edhe nga komisionerët e tyre, filluan ta akuzojnë këdo që e shihnin çoftë ëndërr, aq zhgjëndërr ! Por, zakonisht peri këputej aty ku është më së holli !

“Dikur kanë qenë ideal për të. Por, ky besim që kishte kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe njëherësh kryeministër i Kosovës, Hashim Thaçi, për kryetarët që vet kishte nominuar për kryetar të komunave, ka ndryshuar”.

Ajo e mirë që ndodhi në këto zgjedhjet e fundit, është se populli ka filluar të gjykoj drejtë. Madje , aty ku nuk ishte  sigurt mes dy kryetarëve, atëherë e votoi këtë të dytin duke e dënuar të parin ! Atë që nuk mundi ta parashikoi asnjë analistë , e parashikoi dhe vendosi populli .

Prishtina, Gjilani, Ferizaj, Peja, Gjakova, Mitrovica e Malisheva, janë vetëm disa nga komunat, ku u dënua injoranca dhe kapadaillëku çoftë i ish kryetarëve, apo i bosëve të tyre.  Këtu seç m`u kujtua kënga “Kadal dal o po vjen behari”… e me beharin po duket se po vjen e mbara dhe koha kur do të ndahet shapi prej sheqerit.

Asnjë subjekt politik më nuk ka elektorat të sigurt , siç e kishte deri dje ! Nëse nuk duan të shpërblejnë tjetrin, për shkak të inateve ballkanike që i kemi në gjene (të mos them shqiptare),atëherë së paku do t`i dënojnë të vetët!

Dhe sipas mendimit tim është e mirë kjo mënyrë e veprimit , përmes së cilës I bëhet me dije klasës politike se toka është për të ecur e qielli për të fluturuar. Duhet të jemi të përgjegjshëm para votës sikur para Zotit ,sepse Ai-Ajo na ngritë dhe ajo na zbret.

Derisa po e shkruaj këtë shkrim, po e dëgjoj edhe Betimin e Ushtarëve të Luftës së UÇK-së: “Betohem në Zot e Flamur…!” E këta, në çka betohen ? A kanë Zot ? A kanë Flamur ? A kanë Kushtetutë ? A kanë nderë a fytyrë,…?
Së paku në diçka autoktone të betohen ! Zoti është më i Madhi. Ai sheh, ndjen dhe di, të dukshmen dhe të padukshmen!

Prandaj kujdes! Pastroni oborrin tuaj, për t`ia tërhequr vërejtjen tjetrit, vlerësoje tjetrin para se ta nënçmosh, mos u merr me të tjerët, pa e shikuar veten në pasqyrë, (e mos paç pasqyrë, atëherë pshurru me një rrashtë dhe shihe veten)! Mos hallakat se i vjen më shumë era! Në të kundërtën, mos garoni fare, sepse humbjen e keni të sigurt!

/Nehat M.Ramadani/
(autori është mwsimdhwnws nw Shmu”Rexhep Elmazi”-Gjilan)

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.