DYLON

Shi dhe fjolla bore

Avatar photo Redaksia

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHMK) ka parashikuar që sot të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu, me mundësinë që gjatë orëve të mbrëmjes reshjet e shiut të jenë të përziera me fjolla bore në vende me lartësi të theksuar mbidetare.

Gjatë ditës vendi ynë do të ju nënshtrohet masave të ajrit me presion të ulët atmosferik. Në këto kushte do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu, kurse në orët e vona reshjet e shiut do të jenë të përziera edhe me fjolla bore , kryesisht në vise me lartësi mbidetare mbi 850.

EkoHigjiena

Sipas Institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë herë-herë me vrull nga drejtimi i jugperendimit me shpejtësi 1-11m/s, kurse në disa pjesë të Dukagjinit shpejtesia e erës do të jetë mbi 16m/s”, thuhet në komunikatën e IHMK-së për mediat.