Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” – dega në Gjilan, e cila funksionon në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës, sot ka ndarë pako ushqimore për 60 familje me jetimë, ka bërë me dije Agim Hyseni, koordinator i kësaj shoqate.
Pakot ushqimore ishin të përgatitura me gjërat më elementare për sofrën e iftarit, si: miell, sheqer, vaj, kripë , fasule, makarona etj.
Ky aksion humanitar do të vazhdojë përgjatë gjithë muajit Ramazan.
“Njëherit, i bëjmë thirrje vullnetmirëve që aksionin me sloganin “Sofra e Ramazanit” ta mbështesin deri në fund të Ramazanit, duke dhuruar 25 euro për një pako ushqimore”, ka thënë Koordinatori Agim Hyseni. /2LONLINE.com/