DYLON

Shfuqizohet gjendja e jashtëzakonshme në Medvegjë

Avatar photo Redaksia

Të dielën është shfuqizuar gjendja e jashtëzakonshme në territorin e komunës së Medvegjës e cila ka qenë në fuqi nga data 19 prill. Gjendja e jashtëzakonshme ishte shpallur për shkak të reshjeve të mëdha të shiut që kanë shkaktuar rrëshqitje të dheut, dëmtim të rrugëve, urave dhe tokave bujqësore.

Pasiqë janë plotësuar kushtet për funksionim normal të institucioneve shtetërore dhe pasi është siguruar kalueshmëria e të gjitha akseve rrugore në territorin e komunës së Medvegjës, Shtabi komunal për situata të jashtëzakonshme në takimin e mbajtur me 4 maj i ka propozuar kryetarit të miratojë shfuqizimin e situatës së jashtëzakonshme në territorin e komunës së Medvegjës.

EkoHigjiena

Kryetari i komunës, pas shqyrtimit të propozimit ka miratuar shfuqizimin, shkruan në komunikatën e lëshuar për media. /MePress/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.