/2L ONLINE/ – Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë të ditur për një rast të klasifikuar si “Prishje e rendit dhe e qetësisë publike” – sjellje arrogante, që ka ndodhur në rruga “Mulla Idrizi”, në Gjilan.
Sipas zëdhënësit Hashani, i dyshuari, gjersa ka qenë duke tërheq para te bankomati i një banke në rrugën “Mulla Idrizi” në Gjilan, ka filluar ta godas me grushte aparatin e bankës dhe ka pas sjellje tejet arrogante.
Polica e Kosovës njësitet nga stacioni policor i Gjilanit e kanë arrestuar fillimisht të dyshuarin. Pasi atij i është bërë matja e alkotestit ka rezultuar 2.11 promil alkool në gjak. Rasti i referohet Gjykatës. /2L ONLINE/
fotoilustruese