DYLON

SHFMU “Liria” në Pogragjë tani ka ujë të pijshëm!

SHFMU “Liria” në Pogragjë tani ka ujë të pijshëm!
Redaksia

Shkolla “Liria” e fshatit Pogragjë të Gjilanit është bërë me ujë të pijshëm.

“Në emër të stafit të shkollës, nxënësve dhe prindërve, shprehim falënderimet tona të sinqerta për bashkëvendasin Shefqet Imerin, që jeton dhe vepron në Zvicër, për kontributin e tij në sigurimin e ujit të pijshëm për shkollën tonë’, thuhet në njoftimin e kësaj shkolle.

EkoHigjiena

Më tej në njoftim është falënderuar edhe Ardian Regjep Xhemaili , i cili ka ofruar përkrahje në çdo aksion që organizohet për të mirën e shkollës, si dhe punëtorët e shoqatës Bekim Hajrizi dhe Fikret Mustafa për angazhimin dhe ndihmën e tyre.

“Ju falënderojmë nga zemra për kontributin tuaj, i cili krijon kushte më të mira për nxënësit dhe stafin e shkollës sonë! Me respekt dhe mirënjohje!”, thuhet në fund të njoftimit të kësaj shkolle.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.